Delhi ishte kryeqyteti më i ndotur në botë në vitin 2023, ka zbuluar një grup monitorues i cilësisë së ajrit me bazë në Zvicër, shkruan BBC.
India, kryeqyteti i së cilës është Delhi, u rendit gjithashtu si vendi i tretë më i ndotur në botë pas fqinjëve Bangladeshi dhe Pakistani.
Ajri i vendit është përkeqësuar që nga viti 2022, kur ishte vendi i tetë më i ndotur.
Ndotja e ajrit është problem serioz në disa qytete indiane.
Ekspertët thonë se industrializimi i shpejtë i shoqëruar me zbatimin e dobët të ligjeve mjedisore kanë luajtur rol në rritjen e ndotjes në vend.
India ka parë shumë zhvillim në dekadat e fundit, por rregullimi i dobët industrial do të thotë që fabrikat nuk ndjekin masat e kontrollit të ndotjes. Ndërtimi i shpejtë ka kontribuar gjithashtu në rritjen e niveleve të ndotjes.
Raporti i grupit zviceran ka thënë se niveli mesatar i Indisë i PM2.5 – grimca e imët që mund të bllokojë mushkëritë dhe të shkaktojë një mori sëmundjesh – ishte 54.4 mikrogramë për metër kub.
Në nivel global, ajri që ka 12 deri në 15 mikrogramë për metër kub PM2.5 konsiderohet i sigurt për frymëmarrje, ndërsa ajri me vlera mbi 35 mikrogramë për metër kub konsiderohet i pashëndetshëm.