Kuvendi i Kosovës, në seancën e mbajtur sot, nuk pati kuorum të mjaftueshëm për të hedhur në votim nëntë marrëveshje ndërkombëtare.
Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca ka thënë se këto pika të rendit të ditës do të barten në seancat e radhës.
Në mungesë të votave të mjaftueshme ka dështuar edhe themelimi i organit përzgjedhës të pavarur për përzgjedhjen e anëtarit të Organit Shqyrtues të Prokurimit.
Kryeparlamentari Konjufca bëri të ditur se kjo pikë e rendit të ditës mbetet për t’u shqyrtuar në një nga seancat e radhës.