Kuvendi i Kosovës ka miratuar marrëveshjen ndërkombëtare me Mbretërinë e Danimarkës.
86 deputetë kanë votuar për, shtatë kundër dhe asnjë abstenim.
Sipas kësaj marrëveshje, Kosova do t’ia japë Danimarkës për shfrytëzim institucionin korrektues në Gjilan, me qëllim të ekzekutimit të dënimeve daneze.
Kjo marrëveshje, kishte dështuar të miratohet në Kuvend më herët.
Pas votimit të saj, ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka falenderuar deputetët e Kuvendit të Kosovës.
“Falënderoj deputetët e Kuvendit të Kosovës për miratimin e kësaj Marrëveshje të dobishme për Republikën e Kosovës.
Kjo marrëveshje është një dëshmi e besimit dhe respektit reciprok mes dy vendeve tona. Ajo do të sjellë përfitime të ndërsjella dhe do të hapë dyer të reja për bashkëpunime të ardhshme.” – ka shkruar ajo në një postim në rrjetin social Facebook.