Kuvendi i Kosovës ka dështuar të ratifikojë tri marrëveshje ndërkombëtare në seancën e sotme, në mungesë të kuorumit, raporton Express.
Projektligji i parë që u hodh në votim ishte ai për për ratifikimin e Marrëveshjes së financimit, për programin e parë për “Financimin e politikave zhvillimore për efektivitetin fiskal, konkurrueshmërinë dhe rritjen e gjelbër”, në mes të Republikës së Kosovës dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim,
“Nuk ka kuorum për ta votuar këtë marrëveshje ndërkombëtare. I mbetet një seance të ardhshme”, ka deklaruar Kryeparlamentari Glauk Konjufca.
Në mungesë të kourumit, Kuvendi s’arriti ta kalojë as Projektligjin për ratifikimin e amendamentimit të Marrëveshjes për anëtarësimin e Republikës së Kosovës në Fondin Monetar Ndërkombëtar dhe organizatat e grupit të Bankës Botërore. Në votim morën pjesë 74 deputetë.
Marrëveshja e tretë që dështoi të miratohej ishte ajo për kredi mes të Republikës së Kosovës dhe Bankës Evropiane për Investime për Projektin Energjia diellore fotovoltaike në KEK – Porta Globale.