Sot gjatë ditës në një sallë alternative është mbajtur seanca e Kuvendit të Kosovës.
Megjithatë, kishte spekulime se pse është mbajtur kjo senacën në atë sallë, duke e lidhur me humbjen e mandateve nga ana e deputetëve të Listës Serbe.
Këto akuza i ka mohuar vetë Kuvendi i Kosovës.
“Asnjë deputeti, përfshirë deputetët nga radhët e Listës serbe, nuk do t’u humbiste mandati në rast të mos mbajtjes së seancës së sotme.
Deputetët nga radhët e Listës serbe herën e fundit ishin evidentuar si pjesëmarrës në seancë më 8 shkurt 2024. Rrjedhimisht të njëjtëve, bazuar në Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe Rregulloren e Kuvendit, nuk do t’iu mbaronin mandatet deri në fillim të muajit gusht” – ka shkruar Kuvendi i Kosovës në një reagim në Facebook.