Kandidati për kryeministër i PDK-së, Bedri Hamza, është pyetur për atë që po përfolët të jetë kushti i LDK-së për një qeveri të opozitës e që është marrja e pozitës së kryeministrit, shkruan Gazeta Express.
Hamza ka thënë se ende s’janë në fazën e diskutimeve për diçka të tillë dhe në tavolinë ende s’ka një propozim të tillë, megjithatë ka thënë se PDK ka dalë e dyta në zgjedhje dhe se radha është e qartë.
“PDK e ka bërë të qartë gjatë gjithë procesit para zgjedhor dhe fushatës. E vlerësoj shumë votën e qytetarëve. Megjithatë renditja është e qartë, PDK është e dyta, me 24 deputetë. Radha dihet, dhe mbi bazën e kësaj do diskutojmë”, ka thënë Hamza./GazetaExpress