Juristja e mediave Flutura Kusari është shprehur e shqetësuar me gjendjen e mediave në Shqipëri.
Ajo ka bërë me dije se ajo çka po ndodhë në shteti shqiptar me mediat është e pabesueshme.
Në profilin e saj në “Facebook”, Kusari ka shkruar se shteti shqiptar është shtet shtypës ndaj lirisë së medias.
“Ajo çfarë po ndodhë në Shqipëri në raport me gazetarët dhe mediat është e pabesueshme. Shteti shqiptar që me sukses ka ndërtu fasadë të bukur mashtruese ashtu që të duket si shtet modern, në zhvillim e sipër etj, në dhe të drejtave bazike të njeriut. Javët dhe muajt e kaluar kanë qenë jashtëzakonisht të vështirë për mediat. Citizens Channel, një media e pavarur dhe profesionale, ka javë që është target i sulmeve online të orkestruara dhe porositura”, ka shkruar Kusari-Lila.