Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, kohëve të fundit nuk po iu ndahet zyrtarëve të lartë të PDK-së.
Pasi mbrëmë përcolli finalen e basketbollit Trepça-Bashkimi bashkë me kryetarin e Mitrovicës, Bedri Hamza, Kurti sot është parë bashkë me disa zyrtarë tjerë të lartë të PDK-së.
Pas ceremonisë së përvjetorit të masakrës në burgun e Dubravës, Kurti është parë duke biseduar me deputetin e PDK-së, Nait Hasani, dhe sekretarin e kësaj partie, Bajrush Xhemaili.
Në fotografinë që është publikuar Kurti shihte duke buzëqeshur me ta.