Sot në Shkup, nën organizimin e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut do të mbahet takimi i liderëve të Ballkanit Perëndimor, kushtuar Planit të Rritjes për Ballkanin Perëndimor, të miratuar nga Komisioni Evropian.
Në këtë takim do të marrë pjesë edhe Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti.
Mikpritës i takimit do të jetë kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, ndërsa pjesëmarrës janë: Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, kryeministrat e Shqipërisë, Edi Rama, i Malit të Zi, Milojko Spajiq dhe ministri i Financave dhe Thesarit në Këshillin e Ministrave të BeH, Srgjan Amidzhiç, njofton Qeveria e Maqedonisë së Veriut.
Në takim do të marrin pjesë Drejtori i Përgjithshëm për Fqinjësinë dhe Negociatat e Zgjerimit në Komisionin Evropian, Gert Jan Kopman dhe Ndihmës Sekretari i Shtetit për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike, James O’Brien.
Po ashtu do të marrin pjesë edhe zëvendëskryeministri i Maqedonisë së Veriut për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiq dhe ministri i Financave Fatmir Besimi, si dhe kolegë të tyre nga vendet e Ballkanit Perëndimor.
Organizatat rajonale, Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal (RCC), CEFTA dhe Forumi i Investimeve të Odave të Gjashtës së Ballkanit Perëndimor, si dhe institucionet financiare ndërkombëtare, marrin pjesë në takimin për Planin e Rritjes për Ballkanin Perëndimor në Shkup.
Në nëntor të vitit të kaluar, Komisioni Evropian prezantoi një plan të ri të rritjes për Ballkanin Perëndimor, i cili përfshin gjashtë miliardë euro grante dhe kredi për të përshpejtuar konvergjencën socio-ekonomike me Bashkimin Evropian.
Dje liderët e Ballkanit paten një darkë me O’Brien. Për këtë ka folur edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.
Kryeministri Albin Kurti ka folur pas darkës që patën në Shkup me liderë të Ballkanit Perëndimor dhe zëvendësndihmës Sekretarin Amerikan për Evropë dhe Euroazi, James O’Brien, dhe drejtorin e Komisionit Evropian për Fqinjësi, Gert Jan Kopman.
Ai ka thënë se sonte janë mbledhur për të biseduar për Planin e Zgjerimit të BE-së dhe përfshirjen e Ballkanit Perëndimor.
“U mblodhëm në Shkup/Shkup për takimin “Ballkani Perëndimor takohet me BE-në” si pjesë e BB6 për të diskutuar mbi Planin e Rritjes së BE-së me 🇪🇺 dhe 🇺🇸. Theksova se Plani i Rritjes së BE-së dhe CRM i Procesit të Berlinit duhet të përshpejtojnë anëtarësimin në BE dhe se fondet e BE-së duhet të lidhen me vlerat e BE-së.”, ka thënë Kurti.
Kurse kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim në Maqedoninë e Veriut, Ali Ahmeti, shprehet i kënaqur që ka takuar kryeminisrat e Shqipërisë e Kosovës, Ramën e Kurtin, në prag të Samitit të BE-së në Shkup si dhe aleatë të tjerë.
Ahmeti ka publikuar edhe fotografi nga Shkupi si dhe ka thënë se vendet e Ballkanit Perëndimor kanë nevojë për stabilitet dhe unitet.
“Plani i BE-së për Ballkanin Perëndimor synon rritjen ekonomike të rajonit, përshpejtimin e reformave të duhura si dhe kryerjen e investimeve, që mund të avancojnë procesin e zgjerimit. Vlera e ndarë nga për këtë plan në periudhën 2024-2027, është 6 miliardë euro”, shkruan Ahmeti.
E Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovachevski, në prag të takimit ka deklaruar se takimi mes liderëve po zhvillohet atmosferë miqësore, si dhe ka ndarë fotografi.
“Të gjithë ne – si në Ballkanin Perëndimor ashtu edhe në Evropë – kemi nevojë për unitet dhe stabilitet”, deklaron ai.
Në postimin në “X”, ai shkroi:
“Në prag të takimit të nesërm të liderit në Shkup, kushtuar Planit të Rritjes për Ballkanin Perëndimor të miratuar nga Komisioni Evropian, sonte në një atmosferë miqësore me liderët e Ballkanit Perëndimor konfirmuam qëndrimet tona për integrimin e rajonit në BE”.