Kryeministri në largim, Albin Kurti nuk ka folur në lidhje me propozimin e kreut të LDK-së, Lumir Abdixhiku për një qeveri të tranzicionit.
Mbi këtë çështje, ai u pyet në një paraqitje që pati sot ku sërish refuzoi të flasë.
“Si e keni pa propozimin e Lumir Abdixhikut për Qeveri të tranzicionit?” – ishte pyetja që iu bë Kurtit nga gazetarët.https://www.youtube.com/embed/7xySOp0UZwE
Theksojmë se ky propozim i Abdixhikut ka ardhur pas ftesës së Kurtit ndaj tij për koalicion.
Deri më tani, VV e ka refuzuar këtë propozim, AAK e ka mirëpritur ndërsa PDK-ja nuk ka dhënë ende qëndrimin e saj.