Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka marrë pjesë në një organizim të Fondacionit Friedrich Ebert (FES) ku po prezantohet Studimi i Rinisë 2024.
Mes tjerash, Kurti nga atje ka folur edhe për ikjen e të rinjve, ku ka thënë se po punohet që ata që shkuan, të kthehen, dhe “ata që planifikojnë, të mos kenë nevojë të shkojnë”.
“Ndër lajmet më pozitive të viteve të fundit, pa dyshim se ka qenë liberalizimi i vizave për zonën Schengen. Përfitimet e së cilës janë të pamatshme, konsiderojmë që mobiliteti i të rinjve nëEvropë është jashtëzakonisht i rëndësishëm për formësimin e tyre personal e për ngritjen profesionale. Andaj edhe financojmë mijëra bursa e grante për të studiuar jashtë vendit osep ër të na përfaqësuar në ngjarje, gara, me qëllim që të kthehen dhe të japin kontribut edhe më të madh në Kosovë.
Pra, jemi të vendosur që të punojmë që të kthehen ata që shkuan, të mos kenë nevojë të shkojnë ata që planifikojnë diçka të tillë, por mbi të gjitha që këtë ta bëjmë jo me fjalët që i themi por me rezultatet që i kemi.” – u shpreh ai.
Sipas Kurtit, rritja ekonomike dhe demokracia në Kosovë, tregojnë që në vend ia vlen të jetosh e të punosh.
“Konkretisht ekonomia, rritja ekonomike, demokracia e Kosovës, progresi demokratik është i tillë që tregon se ky vend ia vlen fort të jetosh, të banosh e të punosh në të e për të.” – tha ai, transmeton Nacionale.