Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, beson se çështja e migrimit të kosovarëve, nuk është aq keq sa “interpretohet”, e si arysetim i kësaj, ai ka përmendur vizitat te “gjyshja e gjyshi”.
Ngjashëm si zëvendësi i tij, Besnik Bislimi edhe Kurti ka thënë se të rinjtë po punojnë nga Kosova dhe se janë kthyer te “gjyshi e gjyshja”.
“Që nga pandemia të rejat e të rinjtë po punojnë nga Kosova janë kthyer te gjyshja e gjyshi dhe udhëtojnë shpesh është një nismë shumë e lëvizshme se që ka qenë. Ata të cilët udhëtojnë, nuk mund t’i ndalim dhe as nuk duhet t’i ndalim por duhet të kujdesemi se a mund të kthehen pjesërisht”, ka thënë Kurti në konferencën Ndërkombëtare të Rinisë për VETËVENDOSJE! “Ëestern Balkans Six – Youth for Social Democracy.
“Si qeveri jemi të fokusuar në ndërlidhjen e arsimit me punësimin në hendekun e shkathtësisë, kemi migrimin e të rinjve, lëvizshmëria e qytetarëve nuk është e dëmshme në Kosovë, kemi ikje por edhe kthim, shumë të reja dhe të rinj po punojnë në distancë për kompani evropiane nga Kosova.” – ka thënë ndër të tjera Kurti.
Kujtojmë se ditë me parë edhe zëvendëskryeministri Besnik Bislimi ka mohuar se ka ikje të qytetarëve nga Kosova, duke thënë se po “dalin vetëm gjyshet”.