Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, të enjten ka qenë mysafir në “Panairin e Shkencës” në gjimnazin “Xhevdet Doda”, ku edhe vetë kishte qenë nxënës dikur, shkruan Gazeta Express.
Në videon e publikuar në faqen zyrtare të kryeministrit, shihet që Kurti është përfshirë në një prej eksperimenteve kimike të realizuar nga nxënësit.
Pasi Kurti e lyen dorën me një përmbajtje të lëngshme, njëri nga nxënësit më pas ndez materialin të cilin kryeministri Kurti e kishte në dorë. Pasi ky eksperiment kryhet me sukses, të gjithë nxënësit të entuziazmuar brohorisin, ndërkohë shumë i entuziazmuar shihet edhe ministrii Arben Vitia./GazetaExpress/