Kryeministri Kurti, në një tryezë diskutimi për personat e zhdukur, ka thënë se strategjia e Serbisë për fshehjen e krimeve po vazhdon të zbatohet edhe sot nga trashëgimtarët politikë të Millosheviqit.
“Sivjet janë bërë 25 vite nga përfundimi i luftës në Kosovë me epilog clirimin e vendit dhe popullit tonë nga Serbia pushtuese. Gjatë viteve 1998-1999 forcat policore dhe ushtarake të Serbisë, të urdhëruara nga shteti i Serbisë, kryen qindra masakra dhe mijëra zhdukje me dhunë mbi shqiptarët e Kosovës në kuadër të projektit gjenocidal për shfarosjen e popullit tonë. ‘Nuk ka kufomë, nuk ka krim’, ishte strategjia e shtetit të Serbisë për fshehjen e krimeve të kryera mbi shqiptarët në Kosovë. Kjo strategji vazhdon të zbatohet edhe sot nga trashëgimtarët politikë të Millosheviqit në Beograd”.
Ai përmendi marrëveshjen e nënshkruar më 2 maj të vitit 2023 për të zhdukurit, dhe ka shtuar se Serbia nuk po i ndan të dhënat nga arkivat e tyre për gërmimin në lokacionin Gozhle.
Kurti bëri thirrje që të hapen arkivat në Serbi.
“Këtë javë pas shumë përpjekjesh e angazhimesh nga komisioni ynë qeveritar, kanë filluar përgatitjet përgatitjen për gërmime në lokacionin Gozhle mes Novi Pazarit dhe Tutinit në Serbi dhe shpresojmë që kjo nuk është një përpjeke e re e shtetit serb për të evituar nga agjenda e gërmimeve lokacionet e tjera të shenjuara nëpër Serbi. Deri më tani shteti serb nuk ka ndarë të dhëna nga arkivat e tyre për këtë lokacion andaj ne edhe sot e përsërisim kërkesën tonë për hapjen e arkivave në Serbi. Në bazë të marrëveshjes sonë në Bruksel më 2 maj të vitit 2023, tashmë kemi dërguar disa kërkesa zyrtare për hapjen e arkivës të Brigadës 37 të motorizuar të ushtrisë jugosllave përgjegjëse për shumë masakra në Kosovë e sidomos në rajonin e Drenicës”.
Kurti tha se 1 mijë e 585 persona janë zhdukur gjatë luftës.
“Kemi nevojë për drejtësi që ekzekutorët e urdhërdhënësit të vendosen prapa grilave. Kemi nevojë edhe për mbështetja ndërkombëtare por edhe për mobilizimi kombëtar. Kriminelët e luftës duhet të përballen me drejtësi sepse këto krime sikurse që nuk vjetrohen, as nuk falen”.
“Qeveria është e përkushtuar në trajtimin e çdo informate që kontribuon në zgjidhjen e rasteve të personave të zhdukur. Sipas të dhënave të komisionit tonë qeveritar janë rreth 13 lokacione brenda territorit të Kosovës të adresuara në kuptim të gërmimit vlerësues”, tha ai.
Share Now
Dogana me dy zëvendësdrejtorë! Edhe Ligjin e ndryshojnë për t’ia dhënë një post ZNAM-it
AdvertisementSkip Ad ❯
Lajme nga Interneti
Me këtë i hoqa rrudhat për 2 ditë dhe u bëra 10 vite më e re!
Kështu i kam hequr rrudhat në fytyrë në moshën 52-vjeçare!
Baldness-i mund të zhduket! Përdoreni dy herë në javë
Një grua 46 vjeçe me lëkurë si vajzë dhe asnjë rrudhë!
Zgjidhje efektive për tullacën: rezultati në 7 ditë!
Flokët do të rriten për 7 ditë! Sado e fortë të jetë tullaci!
Të tjera nga rubrika
Kurti kërkon hapjen e arkivave në Serbi: Strategjia e Millosheviqit “nuk ka kufomë, nuk ka krim” po vazhdon edhe sot
Bajrami ia hedh poshtë shifrat Kurtit: Punwsimin e tregojnë të dhënat e Trustit, papunësia është ulë sepse fuqia punëtore ka ikurPolicia blen pesë autobusë, i kushtojnë gati 1.2 milion euroIu gjet një pasaportë e rreme e Kosovës, arrestohet i dyshuari për vrasje në KrujëKurti takon ambasadoren e re të Holandës, e falënderon për mbështetjen për anëtarësim në KiEShtohen 142 mijë vende pune në sektorin e energjisë së pastër në ShBA
Te fundit
Kurti kërkon hapjen e arkivave në Serbi: Strategjia e Millosheviqit “nuk ka kufomë, nuk ka krim” po vazhdon edhe sot
Kapen 15 emigrantë nga Kina në kufirin Maqedoni e Veriut-GreqiVLEN: Shqiptarët nuk do të bëhen viktima të skenarëve destruktivë të dikujt!Bajrami ia hedh poshtë shifrat Kurtit: Punwsimin e tregojnë të dhënat e Trustit, papunësia është ulë sepse fuqia punëtore ka ikurMickoski-Plenkoviq: Nënshkruam disa marrëveshje bashkëpunimi në mes dy qeverivePolicia blen pesë autobusë, i kushtojnë gati 1.2 milion euro
Ky portal mirëmbahet nga Gazeta Express sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi.
All rights are reserved
Gazeta Express 2024https://scripts.futureads.io/scripts3/73347/c.html?b=73347
✕