Kjo fushatë për zgjedhjet e 9 shkurtit ka nxjerrë në pah një dimension krejt të panjohur të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, shkruan Gazeta Express.
Lideri i VV-së në të gjitha tubimet dhe fjalimet që ka mbajtur, si asnjëherë më parë, ka folur me zë të lartë e ka bërtitur, duke bërë që në prag të ditës së zgjedhjeve t’i ngjiret edhe zëri.
Përveç të folurës me zë të lartë e disa veprimeve në skenë përmes të cilave sulmonte opozitën e provonte të entuziazmonte përkrahësit, Kurti në një tubim diku në Kosovë është kapur nga kamerat edhe duke kërcyer përpjetë.
Pamjet:
https://www.facebook.com/plugins/video.php?height=476&href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Flajmi.net%2Fvideos%2F1260186535089803%2F&show_text=false&width=476&t=0