Kryeministri Albin Kurti ka qëndruar dje për fushatë zgjedhore në qytetin e Pejës.
Gjatë ditës, ai vizitoi një lokal të tekstilit, ku u takua me gratë punëtore të këtij biznesi, të cilave ua bëri një premtim të ri.
Kurti u zotua se të gjitha grave, për fëmijët e të cilave përkujdesen gjyshet e gjyshërit, përkatësisht vjehrrit do të paguhen nga shteti.
“Të gjithë ju që keni fëmijë, e që për ta përkujdesen vjehrra, kemi me ua pagu vjehrrat”, premtoi Kurti, premtim ky që u përcoll me të qeshura e duartrokitje nga të pranishmet.
https://www.tiktok.com/embed/v2/7459374805016497414?lang=en-US&referrer=https%3A%2F%2Fwww.periskopi.com%2Fe-thote-edhe-kete-kurti-kem-me-jau-pagu-vjehrrat-qe-jau-keqyrin-femijet%2F
E ky premtim i Kurtit nuk pati gjë tjetër, përpos ngjashmëri me premtimet e deklarimet e dikurshme të bashkëpartiakut të tij, Agim Bahtiri.
Kurti së fundi u kritikua shumë për përmbajtjen e fjalimeve të tij gjatë fushatës në komunat e ndryshme të vendit.