Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, moskonstituimin e Kuvendit, e cilësoi si pengesë të qëllimshme nga ana e opozitës.
Sa i përket kandidates për kryetare të Kuvendit Albulena Haxhiut në këtë proces, Kurti u shpreh se emri i saj nuk është aspak në diskutim dhe se bllokimi po bëhet nga opozita përmes refuzimit të kuorumit në votimin e fshehtë.
“Albulena Haxhiu nuk është as në pyetje, as në pikëpyetje. E, përgjigja është votimi i fshehtë për çfarë opozita padrejtësisht dhe me dëm për shtetin e Kosovës po e pamundëson kuorumin”, tha Kurti.
Kryeministri në detyrë deklaratën e dha pas pjesëmarrjes në edicionin e 16-të të konferencës vjetore shkencore “Java e Albanologjisë”, që u mbajt në Institutin Albanologjik të Prishtinës. /EO/