Kryeministri Albin Kurti, në një video të publikuar në Facebook, ka prezantuar disa prej furnizimeve të fundit me armatim për Ushtrinë e Kosovës.
Ai ka njoftuar se të martën në mbrëmje ka vizituar një nga depot e Forcës së Sigurisë së Kosovës, e ku janë të vendosura furnizimet e fundit me armatim.
“Jam jashtëzakonisht i gëzuar për këto blerje që i keni bërë si ministri e Mbrojtjes dhe FSK. I falënderoj nga zemra komandantin e ushtrisë sonë, gjenerallejtënant Bashkim Jashari dhe ministrin Ejup Maqedonci, që për kohë rekord, më pak se 10 muaj blerje kanë arritur që blerjet të realizohen duke u sjellë këtu në Kosovë”, ka thënë ai në video.
Në shkrimin në Facebook, Kurti ka thënë se armatimi modern “është në kuadër të blerjeve dhe furnizimeve të vazhdueshme që jemi duke i bërë për forcën tonë dhe është vetëm një pjesë fare e vogël e sasisë më të madhe të armatimit të këmbësorisë që ndonjëherë kemi marrë”.
“Ngritja e kapaciteteve tona ushtarake ka qenë dhe do të jetë gjithnjë në shërbim të mbrojtjes së sovranitetit dhe integritetit tonë territorial dhe të ruajtjes së paqes dhe sigurisë”, ka përfunduar Kurti.
VIDEO:
https://www.facebook.com/plugins/video.php?height=314&href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Fportalikohanet%2Fvideos%2F1298600311319077%2F&show_text=true&width=560&t=0