Muaji i Ndërgjegjësimit për Kancerin në Fëmijëri mbrëmë është përcjellë me një aktivitet nga organizata “Action for Health”.
Kjo organizatë realizoi një aktivitet përmes të cilit kupolat e Bibliotekës Kombëtare të Kosovës u ndriquan me ngjyrë ari.
Kjo u bë për t’u solidarizuar me fëmijët e prekur nga kanceri dhe në përkujtim të tyre që humbën jetën në betejë me sëmundjen.
“Aktiviteti i sotëm synon të ngrejë dhe prekë ndërgjegjen e secilit prej nesh, sidomos të atyre që janë përgjegjës në sektorin e shëndetësisë. Ne kërkojmë angazhim më të madh, veçanërisht në fazat e hershme të luftimit të kësaj sëmundje tek fëmijët’’, tha Nezaqet Rukovci, udhëheqëse e organizatës “Action for Health”.