Pasi KFOR-i nuk do të jetë i pranishëm më në objektet komunale në veri, kryetari i komunës së Zubin Potokut s’i ka përjashtuar tensionet në atë pjesë veriore.
Izmir Zeqiri për Front Online ka deklaruar se skandalet nga bandat në Serbi s’kanë përfunduar.
“Situata aktualisht është e qetë, por nuk përjashtohen mundësitë prej një pjese të mbeturinave të atyre bandave që mundën herë pas here me bërë skandale të ndryshme”, tregon Zeqiri.
Situata në komunën e Zubin Potokut është më stabile se ajo e Zveçanit, thotë Zeqiri.
Ai thotë se Policia e Kosovës mjafton ta kontrolloj pjesën veriore pasi s’ka tensione.
“Vendimi i KFOR-it ka qenë pasi ata e kanë vlerësuar që nuk është e nevojshëm të rrinë më aty . Në komunën tonë ndonjë patrulla e EULEX-it sillet, ndonjëherë por nuk qëndrojnë siç kanë qëndruar në fillim, pasi kanë ndryshuar specifikat pasi Zveçani ka tjera situata. Situata vazhdon të jetë e njëjta edhe para se mu largu edhe mbasi janë larguar trupat e KFOR-it, e kontrollueshme me organet e rendit”, u shpreh Zeqiri.