Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmë në kryeqytet. Vëllai ka therur vëllanë me thikë. Viktima ka humbur jetën. Detaje për Insajderin ka dhënë kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Zejnullah Gashi.
Gashi konfirmoi për Insajderin se i dyshuari është me të meta psikike.
“Prokurorja e rastit është duke u marrë me rastin, nga informacionet që kemi, vëllai e ka therë me thikë vëllain. I dyshuari është me të meta psikike”, tha Gashi.