Kryeministri Albin Kurti ishte prezent mbrëmë në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë për ta mbështetur Kombëtaren e Kosovës, e cila e mposhti Qipron me rezultat të pastër, 3:0 në ndeshjen e vlefshme për Ligën e Kombeve.
Amir Rrahmani, Ermal Krasniqi e Emir Sahiti i shënuan golat e fitores për Dardanët, të cilët kështu e regjistruan fitoren e tretë radhazi për ta “gozhduar” pozitën e dytë në tabelë, me gjasat hapur për ta mbyllur grupin si liderë.https://www.instagram.com/p/DBKQZlxqjF4/embed/captioned/?cr=1&v=14&wp=810&rd=https%3A%2F%2Fwww.periskopi.com&rp=%2Fkryeministri-kurti-e-larteson-kombetaren-e-kosoves-nente-gola-nente-pike-ne-tre-ndeshjet-e-fundit%2F#%7B%22ci%22%3A0%2C%22os%22%3A1777.0999999940395%2C%22ls%22%3A458.19999998807907%2C%22le%22%3A1766.2999999821186%7D
E kreu i Qeverisë së Republikës së Kosovës e ka bërë një postim në rrjetet sociale përmes së cilave e lartësoi Kombëtaren, ndërsa beson se djelmoshat e Franco Fodës do të dalin mirë edhe nga përballja e nëntorit ndaj Rumanisë, e cila do të jetë edhe vendimtare për fatin e tyre në këtë edicion të Ligës së Kombeve.
“Nëntë gola, nëntë pikë në tre ndeshjet e fundit. Formë jashtëzakonisht e mirë e ekipit tonë, që sonte luajti me plot vetëbesim teksa na mbushi plot besim për ndeshjen e radhës kundër Rumanisë. Faleminderit për këtë mbrëmje të mrekullueshme e gëzuar fitoren!”, shkroi Kurti.
Kosova i regjistroi tri fitore radhazi, gjë e cila nuk kishte ndodhur asnjëherë që prej pranimit në UEFA e në FIFA.