Agjencia e Statistikave të Kosovës sot i ka publikuar të dhënat paraprake të regjistrimit të popullsisë. Sipas këtyre të dhëna, Kosova ka 1.586.659 banorë rezidentë.
Ushtruesi i detyrës së drejtorit të ASK-së, Avni Kastrati, ka bërë me dije se të dhënat përfundimtare që do të publikohen në fund të vitit, nuk do të dallojnë shumë nga këto paraprake.
Në prezantimin e këtyre të dhënave, ai vazhdimisht ka krahasuar ato me të dhënat që janë nxjerr nga regjistrimit paraprak, i cili është realizuar në vitin 2011. Dallimet kanë qenë fare të vogla.
Ai ka treguar se gjatë kësaj periudhe kohore, Kosova është rritur me 200 mijë banorë.
“Për periudhën 2011-223 popullsia e Kosovës u shtuar për mbi 200 mijë banorë. Por të dhënat e regjistrimit të popullsisë, përkundër një shtimi pozitiv të popullsisë, tregojnë se ka rënie të përgjithshme të popullsisë”, është shprehur Krasniqi.
Krahasuar me regjistrimit e kaluar, të dhënat ë tregojnë se popullsia e Kosovës është plakur pak.
Megjithatë, Krastati ka thënë se Kosova ende vazhdon ta ketë popullsinë me moshën më të re në Evropë.
“Mosha e popullsisë. Në vitin 2011mosha mestarë e popullsisë ishte rreth 30 vite, tani të dhënat paraprake tregojnë se mosha mesatare në Kosovë është 34.82. Pra, një rritje prej 4.85. Kjo është normale dhe natyrale, sepse Kosova është në fazën e tretë të tranzicionit demografik, derisa shtetet tjera e kanë kaluar këtë fazë shumë më herët. Vende e regjionit kanë një moshë mesatare 40 vjet. Për Kosovën kjo është një gjë e mirë. Është një momentum demografik, sepse ende nuk janë publikuar të dhënat e EUROSTAT, të dhënat nga të gjitha shtetet në Evropë, por Kosova do ta ketë nder moshën më të re në Evropë”, ka thënë Kastrati.
E dhënë tjetër interesante ka qenë ajo e balancit gjinor.
“Raporti gjinor nuk ka ndryshime krahasuar me regjistrimin e kaluar. Është i përkryer, perfekt. Sepse në debate dhe në diskutime shpesh që kemi pasur është thënë se popullsia e Kosovës, për shkak të migrimit ka një disbalanc gjinor, dominojnë femrat. Por regjistrimi i popullsisë nuk na tregoj”, është shprehur Krasniqi, duke shtuar se 49.90 për qind e popullsisë janë femra, 50.10 për qind janë meshkuj.
Ndër të tjera, ai ka treguar se ka rënie të numrit të banorëve te grupmoshat 0-15 vjeç dhe rritje e numrit të banorët mbi 64-vjeç.
Një të dhënë tjetër që ka përmendur ai është edhe lëvizja e popullsisë brenda territorit të Kosovës.
Sipas tij, të dhënë tregojnë se fshatrat e thella po zbrazen, ndërsa popullsia po zbret në qytete
“Nëse e marrim hartën e dendësisë së popullsisë në vitin 2011 e shohim një shtrirje si ka qenë. Por, krahasur me vitin 2024 ka një zhvendosje të popullsisë nga viset kodrinoro-malore, sidomos nga komunat kufitare, dhe popullsia është koncentruar në mes, në Prishtinë, Fushë Kosovë, Lipjan, e Ferizaj”, ka thënë Krasniqi, duke shtuar
9 komuna rriten, 29 zvogëlohen
Gjatë prezantimit të këtyre të dhënieve është treguar edhe numrin i banorëve të komunave të Kosovës. Sipas këtyre të dhënave, Komuna e Prishtinës është më e banuara me 227 mijë banorë, e pasuar nga Prizreni dhe Ferizaj.
“Komuna e Prishtinës ka 227 mijë banorë, Prizreni me 147 mijë banorë, Ferizaj me 109 mijë banorë. Deçani 27 mijë banorë, Gjakova 78 mijë e 824, Gllogoc 48 mijë, Gjilan 82 mijë banorë, komuna e Dragashit 28 mijë banorë, komuna e Istogut 33 mijë banorë, komuna e Kaçanikut 27 mijë banorë, Klina 30 mijë, Fushë Kosovë 64 mijë, komuna e Kamenicës 22 mijë, Mitrovica 64 mijë”, ka thënë Krasniqi.
Ushtrues i detyrës së drejtorit të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, ka treguar se nga regjistrimi paraprak 9 komuna janë rritur, ndërsa ai ka bërë me dije se komuna që është rritur më se shumti është Fushë Kosova.
Sipas tij, kjo komunë është rritur prej 84 për qind.
“Vlen të theksohet se 9 komuna kishin rritje, ndërsa 29 të tjera kishin zvogëlim. Komuna e cila është rritur me se shumti gjatë kësaj periudhe, rreth 84 për qind, është Fushë Kosova. Pason Parteshi, Shterpca, Kllokoti, Graçanica”, ka thënë ai.
Kastrati ka sqaruar se rritja e komunave, të cilat përbehet kryesisht nga komuniteti serb.
Ai ka treguar se ky komunitet në masë të madhe e kishte braktisur regjistrimin e popullsisë në vitin 2011.
Ndërsa në këtë proces, ka thënë ai, komuniteti serb që jeton në jug të lumit Iber është regjistruar.
Krasniqi ka treguar se ky proces nuk është realizuar në komunat veriore.
“Rezultatet përfundimtare nuk pritet të ndryshojnë shumë nga ato paraprake. Në 4 komunat veriore të Kosovës, pati bojkotim në pjesë të madhe, sidoqoftë ka një pjesëmarrje të qytetarëve. Cilësia e të dhënave është më e lartë në krahasim me regjistrimin e kaluar. Teknologjia na mundësi monitorimin dhe publikimin e këtyre të dhënave”, është shprehur Kastrati.