ëvendëskryeministri Besnik Bislimi po qëndron në Bruksel në kuadër të dialogut Kosovë -Serbi.
Bashkimi Evropian e ka konfirmuar se Bislimi atje ndodhet me ftesë të emisarit Peter Sorensen dhe se kanë pasur takim të përbashkët sot. Sipas një zëdhënësi, në kryeqytetin evropian nesër shkon edhe kryenegociatori serb Petar Petkoviq dhe se takimet në kuadër të dialogut do të zhvillohen në nivel të kryenegociatorëve.
“Nuk dua të lëshohem në parashikime se ku mund të çojë takimi. Ajo që mund të themi është se takimet janë caktuar në nivel kryenegociatorësh” ka thënë zëdhënësi i BE’së Anouar El Anouni. Ai ka konfirmuar se nesër atje shkon Kryenegociatrori serb Petkoviq. Ky është takimi i parë i dialogut Kosovë -Serbi që prej se ka ndërruar udhëheqja e BE’së dhe prej se danezi Sorensen ka marrë detyrën pasi i përfundoi mandatin Miroslav Lajçakut të Sllovakisë. Ndërsa Sorensen tashmë ka ardhur tre herë në Kosovë si emisar, herën e fundit si pjesë e delegacionit të Përfaqësueses së Lartë të BE’së Kaja Kallas.