Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ka shkaktuar sërish të qeshura gjatë seancës së sotme.
Kur i dha fjalën deputetit të AAK-së, Besnik Tahiri, këtij të fundit iu referua si “i sapokthyeri nga Parisi”, e që më pas u dëgjuan disa të qeshura.
“Kryetari i grupit, deputeti Besnik Tahiri, i sapokthyeri nga Parisi.” – tha Konjufca.
Tahiri këto ditë ka qëndruar në Paris, atje ku ka marrë pjesë në takimin e radhës në Këshillin e Evropës.
Ndërkohë, në Kuvendin e Kosovës sot po diskutohet për tenderët një burimor, për të cilët, opozita po kërkon që të krijohet në Komision Hetimor.