Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca me rastin e shënimit të 26 vjetorit të “Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës” sot ka bërë homazhe te Kompleksi Memorial “Adem Jashari” në Prekaz.
Para mediave, Konjuca ka thënë se për sa kohë të ketë popull shqiptarë dhe sa të ekzistojë kombi ynë, Prekazi historik do të jetë vend jo vetëm vend i përkuljes por i frymëzimit dhe patriotizmit se si mbrohet vendi dhe si ushqehet liria.
“ Nderimet ndaj sakrificës së familjes Jashari. Në gjithë historinë tonë së bashku me luftërat e lavdishme të Skënderbeut dhe Lidhjes së Prizrenit, Sakrifica e Jasharëve dhe lufta e Ushtrisë Çlirimtare e Kosovës përbëjnë ndër ngjarjet më të rëndësishme për vetëdijën tonë Kombëtare. Nuk është e rastësishme që gjithë qytetarët shqiptar kudo që jetojnë nga të gjitha anët e botës vijnë dhe përkulen para vorrit të Bacit Shaban, Ademit e Hamzës dhe gjithë familjarëve të cilët u flijuan për lirinë e fëmijëve tanë. Për sa kohë të ketë popull shqiptarë, kombi ynë për sa të ekzistojë gjithmonë do të jetë një vend jo vetëm që të përkulemi por vazhdimisht gjejmë frymëzim dhe patriotizëm se si të mbrohet vendi dhe se si të ushqehet liria. Lavdi”, ka shtuar Konjufca.