Shërbimi i Kërkim-Shpëtimit Malor i Kosovës ka konfirmuar vdekjen e shtetase të huaj, teksa po skijonte në Brezovicë.
Siç thuhet në njoftim asaj i është dhënë tema e parë por nuk ka rezultuar pozitivisht.
“Sot me datën 13.02.2024 në orën 16:30 kemi pranuar një thirrje për ndihmë nga Ski Patrolla e qendrës skitare Brezovicë. Informatat e para kishin të bëjnë për humbje në mjegull të dy skiatorëve,por pas mbledhjes së informatave është identifkuar problematika dhe kemi filluar me kërkim në zonën e dyshimt “Foleja e Shqiponjave” zakonisht faqe malore që njifet si problematike për krijimin e orteqeve”, thuhet në njoftim
“Anëtarët tanë së bashku me Patrollen e skijimit të qendrës skitare në Brezovicë e kanë lokalizuar viktimën e cila kishte marrë lëndime nga orteku. Me të arritur i është dhënë ndihma e parë por nuk rezultuar pozitivisht. Pas evakuimit të trupit nga ekipet mjekësore është verifikuar vdekja e skiatorës, shtetase e huaj”. Vazhdon njoftimi.
Shërbimi i Kërkim-Shpëtimit Malor i Kosovës ka apeluar të gjithë që t ëkenë kujdes gjatë skijimit jashtë shtigjeve zyrtare.
“Keni kujdes të shtuar gjatë skijimit jashtë shtigjeve zyrtare të skijimit,ashtu sikur kemi paralajmëruar shumë herë,kushtet e këqija atmosferike mund të jenë të rrezikshme për natyra të aksidenteve të tilla”, thuhet në njoftim. /Gazeta Express