Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka njoftuar se sot do të vendosin për koalicionin parazgjedhor me NISMA-n, shkruan Periskopi.
“Pas mbledhjes së Këshillit të Përgjithshëm, në ora 18:00 mbahet konferencë për media ne selinë e AAK-së në Prishtinë.”, thuhet në njoftimin e AAK-së për mediat.
Njoftimi i plotë:
Këshilli i Përgjithshëm i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës sot vendos për koalicionin parazgjedhor AAK-Nisma.
Pas mbledhjes së Këshillit të Përgjithshëm, në ora 18:00 mbahet konferencë për media ne selinë e AAK-së në Prishtinë.
Ftoheni ta ndiqni këtë ngjarje!
Zyra për Informim dhe Marrëdhënie me Publikun
AAK