Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami ka reaguar sërish për konferencën e mbajtur nga Lëvizja Vetëvendosje në lidhje me rastin Dehari, për çka u shpreh se ishte “e turpshme dhe kriminale” që Sami Kurteshi s’foli për të ngjarat me rastin gjatë qeverisjes së tyre.
“E turpshme dhe kriminale që sot Sami Kurteshi në emër të LVV-së nuk e përmendi faktin se në kohën kur këta vetë po qeverisin kanë ndodhur edhe ngjarje tjera lidhur me këtë rast. Në koferencën që sapo përfundoj Vetëvendosje nuk tha asnjë fjalë për humbjen e mostrave të Astrit Deharit në Institutin e Mjekësisë Ligjore që është nën menaxhimin e Ministrisë së Drejtësisë. Asnjë fjalë për djegien e Institutit të Mjekësisë Ligjore”, shkroi Bajrami.
Postimi i plotë:
Ndjej dhimbje në shpirt për Astrit e Arbnor Deharin. Për prindërit e tyre, për gjithë familjen e tyre.
Drejtësia duhet të shkojë deri në fund.
E turpshme dhe kriminale që sot Sami Kurteshi në emër të LVV-së nuk e përmendi faktin se në kohën kur këta vetë po qeverisin kanë ndodhur edhe ngjarje tjera lidhur me këtë rast.
Në koferencën që sapo përfundoj Vetëvendosje nuk tha asnjë fjalë për humbjen e mostrave të Astrit Deharit në Institutin e Mjekësisë Ligjore që është nën menaxhimin e Ministrisë së Drejtësisë.
Asnjë fjalë për djegien e Institutit të Mjekësisë Ligjore.