Kina ka ofruar të veprojë si ndërmjetëse midis Iranit dhe Pakistanit mes frikës së përshkallëzimit të mëtejshëm midis dy vendeve pas sulmeve ajrore të ndërsjella, shkruan DailyMail.
Një ditë pasi dronët iranianë goditën luftëtarët islamikë në sulmet ndërkufitare me dronë, avionët luftarakë pakistanezë shënjestruan streha të supozuara të separatistëve nacionalistë në Iranin fqinj.
Përplasja mes Pakistanit me shumicë sunit dhe Iranit me shumicë shiit ka rritur tensionet mes dy palëve dhe fuqitë rajonale si Kina dhe Rusia u kanë bërë thirrje të dy vendeve të përmbahen për të mos përshkallëzuar më tej konfliktin. Prandaj Pekini ofroi të ndërmjetësonte bisedimet.
“Irani dhe Pakistani janë fqinjët e afërt të Kinës, vende mike dhe vende me ndikim të madh, dhe Kina sinqerisht shpreson që të dyja palët të mund të ruajnë qetësinë dhe përmbajtjen”, ka thënë një zëdhënëse e Ministrisë së Jashtme të Kinës.
“Nëse ka nevojë nga të dyja palët, ne jemi të gatshëm të luajmë rol konstruktiv për të qetësuar situatën”, shtoi ajo.
Tre gra dhe katër fëmijë u vranë në sulmin pakistanez, njoftoi agjencia iraniane e lajmeve Irna të enjten.