Dy personat që dyshohet se janë dorasit janë shpallur në kërkim nga policia e gjermanisë.
Emrat e tyre janë: Ayman Dawoud Kirit dhe Hüseyin Akkurt.
Sipas mediumit gjermanë Presseportal, Prokuroria publike e Bielefeldit dhe policia po i kërkojnë ndihmë qytetarëve që të gjejnë dy 33-vjeçarët të dyshuar për vrasjen e boksierit, Besar Nimani.
“Ayman Dawoud Kirit dhe Hüseyin Akkurt dyshohet se kanë qëlluar në rrugë një 38-vjeçar nga Bielefeld të shtunën, 9 mars 2024”, shkruan Presseportal.
Më tutje në raport thuhet se banesat e të kërkuarve në Bielefeld u kontrolluan nga njësitë speciale natën e krimit.
Personat e dyshuar për vrasjen e boksierit nga Mitrovica janë ende në arrati.