Jeton Zulfaj, këshilltari i kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga Shqipëria që të jetë më aktive për të ndihmuar Kosovën për anëtarësimin në Këshillin e Evropës.
Ai për Euroneës Albania, ka thënë se Kosova nuk ka asnjë kriter shtesë për anëtarësim, ani pse Gjermania, Franca e Italia kanë thënë se Asociacioni është kusht për anëtarësim në KiE.
“Për të drejtat e njeriut Kosova ka kushtetutën më të avancuar në Europë, siç është vlerësuar nga juristët dhe i kalon standardet ndërkombëtare. Pra kemi një kushtetutë të avancuar me të drejta të zgjedhuara për komunitetin serb. Një nga kriteret para anëtarësimit, Manastiri i Deçanit, u morr si vendim nga qeveria dhe nuk ka kërkesa e kritere shtesë.” – ka thënë ai.
Ai ka kërkuar që Shqipëria të luaj rol më aktiv për anëtarësimin e Kosovës në KiE.
“Kosova e meriton të jetë anëtare e Këshillit të Europës dhe ky është vlerësimi dhe vendimi i instancave të Këshillit të Europës. Në këtë mesë do duhej ndoshta të kishte përpjekje shumë më shumë edhe nga Shqipëria, që të arrihet ky pajtim dhe të tejkalohet ky keqkuptim.”
“Ne presim nga Shqipëria që ajo të luaj rol aktiv në këtë çështje pasi kështu duhet të bëjë në këto çështje që kanë të bëjnë me afirmimin e shtetësisë së Kosovës. Ne presim që Shqipëria të jetë aktive dhe proaktive në këtë çështje.” – ka thënë ai.
“Interesi i të dy vendeve është që të afirmohet shtetësia e Kosovës, prandaj mendoj se asnjë ngërç politik nuk të pengojë në këtë drejtim kur është në pyetje avancimi i shtetit tonë…sidomos në këtë pikë kryqe ku anëtarësimi në KiE është jashtëzakonisht domethënës. Shqipëria mund te ketë rol dhe ndikim tek disa vende”.