Ambasada e Kosovës në Norvegji ka njoftuar se në hyrje të saj është vendosur një slogan nacionalist serb “Kur të kthehet në Kosovë”.
Kjo ambasadë e ka quajtur akt kërcënimi të drejtpërdrejtë për Kosovën dhe shkelje të normave ndërkombëtare vendosjen e këtij slogani.
“Thellësisht të shqetësuar për imazhin alarmant dhe sloganin nacionalist serb të vendosur në hyrje të ambasadës sonë në Oslo. Ky akt është kërcënim i drejtpërdrejtë për Republikën e Kosovës, stafin e ambasadës, shkel normat ndërkombëtare, si dhe minon parimet e diplomacisë dhe respektit të ndërsjellë”, thuhet ndër të tjera në reagim.
https://www.facebook.com/plugins/post.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2FKosovoInNorway%2Fposts%2Fpfbid032sWT2a3mmAGHYrLiQocstJf1F6KMy2wm4dkpsRCcRc3yfKPCXu4pTDPC5qz3SiPVl&show_text=true&width=500