Është arrestuar një grua në Podujevë pasi dyshohet se i ka keqtrajtuar tre fëmijët e saj.
Me vendim të prokurorit pas intervistimit e dyshuara është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.
Rasti ka ndodhur më 21 janar.“Podujevë 21.01.2024-10:30. Është arrestuar e dyshuara femër kosovare nën dyshimin e bazuar se e njëjta ka keqtrajtuar tre fëmijët e saj. Me vendim të prokurorit pas intervistimit e dyshuara është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim.