Gazetari Adriatik Kelmendi ka thënë se nuk e kupton polemikën rreth ndalimit të dinarit serb për përdorim në Kosovë.
Ai përmes një shkrimi në rrjetin social Twitter, ka thënë se kjo është një lëvizje e drejtë, ashtu siç nuk mund të përdoret as lira turke si mjet pagese në Serbi.
“Megjithatë, ju lejohet të posedoni dinar serb. Po kështu, leku shqiptar nuk mund të përdoret zyrtarisht për të thjeshtuar çështjet. Në këtë rast, EURO është përgjigja. Monedha zyrtare në Kosovë si dhe në 24 vende të tjera të Evropës.” – ka thënë tutje ai.
Postimi i plotë:
Sinqerisht, nuk e kuptoj fare mirë të ashtuquajturën “polemika” rreth ndalimit të dinarit të Serbisë për përdorim zyrtar në Kosovë. Është një lëvizje e drejtë! Ashtu siç nuk mund të përdorni lirën turke si mjet pagese në Serbi, as dinarin serb nuk mund ta përdorni zyrtarisht në Kosovë. Megjithatë, ju lejohet të posedoni dinar serb. Po kështu, leku shqiptar nuk mund të përdoret zyrtarisht për të thjeshtuar çështjet. Në këtë rast, EURO është përgjigja. Monedha zyrtare në Kosovë si dhe në 24 vende të tjera të Evropës.