Katër nxënës kanë pësuar lëndime nga sulmi i qenit brenda shkollës fillore “17 Shkurti” në fshatin Shirokë të Suharekës të mërkurën.
Policia e Kosovës ka njoftuar se njëra prej nxënësve (tetëvjeçare) ka pësuar lëndime më të rënda. Ajo është dërguar në Spitalin Rajonal të Prizrenit pasi është kafshuar në kokë. Edhe një tjetër është dërguar për trajtim në Prizren, ndërsa dy të tjerë kanë lëndime më të lehta.
Gjithashtu, është bërë e ditur se qeni nuk ka qenë endacak, por me pronar.
Sipas Policisë, pronari i qenit është identifikuar dhe
Qeni, siç thotë njoftimi, ka sulmuar edhe pjesëtarët e Policisë, por të cilët kanë arritur ta neutralizojnë brenda ambienteve të shkollës.
Një nxënës sulmohet nga qeni brenda shkollës në Suharekë
(11:06) – Një qen është futur brenda në shkollën fillore në fshatin Shirokë të Suharekës të mërkurën paradite, duke e kafshuar një nxënës.
Policia e Kosovës ka njoftuar se qeni ka hyrë në objektin e shkollës dhe e ka lënduar një nxënës, i cili është dërguar në spital për trajtim të mëtejshëm mjekësor.
Sipas njoftimit, Policia ka intervenuar dhe e ka neutralizuar qenin.
Nëse ka detaje të reja, Policia ka thënë se do të ketë njoftime të tjera.