Futbollisti i njohur gjerman, Karim Adeyemi, këto ditë ndodhet në Kosovë.
Arsyeja e kësaj vizite është sigurisht e dashura e tij, reperja e njohur shqiptare Loredana Zefi, e cila e ka sjell për herë të parë në vendlindje të dashurin e saj futbollist.
E teksa u mirëpritën nga disa figura publike pak ditë më parë, Karim dhe Loredana tani kanë ndarë me ndjekësit e tyre disa imazhe nga momentet e këndshme që po shijojnë në vendin tonë.
Ka qenë futbollisti i Borussia Dortmund ai i vili ka publikuar një fotografi ku shihet me të dashurën e tij, në shtëpinë e saj në Ferizaj, teksa kanë ndezur një zjarr në oborr.
Më pas, ai publikoi edhe një video nga shëtitja e tij nëpër Ferizaj – ku duket se përshtypje i kishin lënë disa prej muraleve të vizatuara në këtë qytet – pasi Ferizaj shquhet për murale të tilla.
Përndryshe ditë më parë, ekipi i Karim Adeyemit ishte i pafat në finalen e Ligës së Kampionëve, pasi ata përfunduan të mundur nga ekipi spanjoll, Real Madrid.