Sipas një studimi të botuar në New England Journal of Medicine, një test gjaku i krijuar për të zbuluar kancerin e zorrës së trashë te njerëzit në rrezik mesatar, të cilët nuk kanë simptoma, arriti të zbulonte kancerin në 83 për qind të tyre.
Gjetjet u kryen nga ECLIPSE, një provë klinike në shumë vende që përfshin gati 8,000 njerëz të moshës 45-84 vjeç. Studiuesit krahasuan testin e gjakut, i cili zbuloi simptomat e kancerit të zorrës së trashë në gjak nga ADN- ja, me një kolonoskopi.
Konkretisht, nga 7,861 personat e përfshirë në studim, 83.1% e tyre kishin një test gjaku pozitiv dhe në 16.9% testi i tyre rezultoi negativ.
Testi ishte më i ndjeshëm për kancerin e zorrës së trashë, duke përfshirë kancerin në fazën e hershme, por më pak i ndjeshëm për lezionet prekanceroze të avancuara, të cilat mund të kthehen në kancer me kalimin e kohës.