Kandidatja demokrate për presidente të SHBA-së, Kamala Harris, në një intervistë me Oprah Winfrey, duke folur për temën e armëve, ka dhënë një paralajmërim që “nëse dikush hyn në shtëpinë time, do të qëllohet”, shkruan Telegraph.co.uk, transmeton Express..
Harris menjëherë pasi ka bërë një deklarim të tillë, ka thënë se ndoshta s’do të duhej ta thoshte, por që stafi i saj do të merret me një gjë të tillë.
“Ndoshta nuk duhej ta kisha thënë këtë. Por stafi im do të merret me këtë më vonë,” ka thënë Harris duke qeshur.
Zëvendëspresidentja, e cila ka mbrojtje të fortë nga Shërbimi Sekret Amerikan, e bëri deklaratën mes shqetësimeve të shtuara për dhunën politike pas një atentati të dytë të mundshëm kundër Donald Trump, i cili është kundërshtari i saj në zgjedhjet presidenciale të 5 nëntorit./GazetaExpress/