Aktorja e Hollywood-it Megan Fox ka pranuar se ka qenë e dashuruar me njerëz të tjerë gjatë gjithë kohës sa ishte e martuar me ish-burrin e saj Brian Austin Green.
“Kam dashuruar shumë njerëz gjatë gjithë kohës. Shkoja në punë dhe dashurohesha sepse isha fëmijë dhe kurrë nuk e kisha lirinë e plotë për të qenë beqare dhe për ta përjetuar atë jetë” është shprehur Megan në një nga podcast-ët.
Fox nuk ka zbuluar asnjë nga yjet për të cilët kishte rënë në dashuri dhe as nuk ka pranuar ndonjë tradhti gjatë intervistës, megjithëse ajo tha se nuk ka qenë një e dashur e shkëlqyer për ish-partnerin e saj dhe se mosha e saj kishte shumë të bënte me problemet e tyre. Aktorja filloi të takohej me ish-burrin e saj kur ajo ishte vetëm 18 vjec, dhe tani kanë tre fëmijë. Cifti u ndanë në vitin 2015.