Mjekët dhe studiuesit nga University College London (UCL) kanë zhvilluar jelekun e ri që mund të përdoret potencialisht për të identifikuar njerëzit me rrezik më të lartë nga sulmet në zemër.
Jeleku kërkon vetëm disa minuta për t’u ngjitur dhe ofron një diagnozë të detajuar të aktivitetit elektrik të zemrës.
Tashmë është testuar me sukses në rreth 800 njerëz dhe rezultatet kanë qenë aq pozitive, saqë po përgatitet për një paraqitje më të gjerë.
Quhet jelek i imazhit elektrokardiografik (jelek ECGI).