Japonia është kaluar nga Gjermania si ekonomia e tretë më e madhe në botë, duke rënë në recesion, sipas të dhënave të publikuara të enjten.
Ekonomia e Japonisë, tani e katërta në botë, u rrit 1.9% më 2023 në terma nominalë, por në terma të dollarit bruto produkti vendor i saj qëndroi në 4.2 bilionë dollarë krahasuar me 4.5 bilionë të Gjermanisë.
Ndryshimi, që vjen pas më shumë se një dekade pasi i dha vendin e dytë Kinës, i është atribuuar rënies së jenit ndaj dollarit përgjatë dy vjetëve të fundit, raportoi Guardian.
Ashtu si Japonia, edhe Gjermania ka një popullsi të moshuar dhe është shumë e varur në eksporte. Ekonomia më e madhe e Evropës po ashtu është ndikuar nga ngritja e çmimit të energjisë për shkak të luftës së Rusisë në Ukrainë.