Ministri i Financave në Izrael, Bezalel Smotrich, ka njoftuar se Izraeli do të shfuqizojë marrëveshjen e tij të tregtisë së lirë me Turqinë.
Ministri ka bërë të ditur se do të vendosë një tarifë 100% për importet e tjera nga Turqia si “hakmarrje” ndaj vendimit të presidentit turk, Tajip Erdogan për të ndaluar eksportet në Izrael.
Në fillim të këtij muaji, Turqia ka thënë se po ndalonte eksportet në Izrael gjatë kohëzgjatjes së luftës Izrael – Hamas. Por, ministria turke e Tregtisë ka thënë se kompanitë kanë tre muaj për të përmbushur porositë ekzistuese nëpërmjet vendeve të treta, raporton Reuters.
“Njoftimi i tij (Erdogan) për ndalimin e importeve në Izrael përbën një deklaratë të një bojkoti ekonomik dhe një shkelje serioze të marrëveshjeve të tregtisë ndërkombëtare të cilave Turqia është angazhuar”, ka deklaruar ministri izraelit i Financave.
Ai ka vënë në dukje se veprimet e Izraelit do të zgjasin vetëm për aq kohë sa presidenti turk, Erdogan të mbetet në pushtet.
“Nëse në fund të mandatit të Erdoganit, qytetarët e Turqisë zgjedhin një udhëheqës që është i arsyeshëm dhe jo një urrejtës i Izraelit, do të ishte e mundur të kthehej rruga tregtare me Turqinë”, ka theksuar ministri izraelit.