Një person është gjetur i vdekur në varrezat e fshatit Gurakoc të Istogut.
Rastin e ka bërë të ditur zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.
Gashi tha se mjeku kujdestar e ka konstatuar vdekjen e tij.
“Policia është njoftuar se në fshatin Gurakoc të Istogut, një person në varrezat e fshatit është gjetur pa shenja jete. Vdekjen e ka konstatuar mjeku kujdestar”, thuhet në konfirmim për Klan Kosova