Policia e Kosovës ka njoftuar për arrestimin e të dyshuarit të përfshirë në një vrasje në tentativë në Deçan.
Përmes një komunikate për media, thuhet se policia kishte arritur ta identifikojë vendndodhjen e të dyshuarit dhe më pas ta arrestojë atë, shkruan Insajderi.
“Ju njoftojmë se me datë 08.09.2024 rreth orës 22:35, Stacioni Policor në Deçan, është njoftuar së në Rrugën Luan Haradinaj në Deçan, në një market dyshohet së një person është therur me mjetë të mprehtë Thikë, më pas i dyshuari ishte larguar në drejtim të pa njohur. Viktima është dërguar me autoambulancë për në Spitalin Rajonal, e me vonë me udhëzim të mjekut kujdestarë është dërguar për në QKUK në Prishtinë”, njofton PK’ja.
“Ne vend ngjarje kanë dalë të gjitha njësitet kompetente policore për të kryer shqimin e vendit të ngjarjes”.
“Policia është venë në kërkim të të dyshuarit, me datë 09. 09. 2024, pas një pune intensive Stacioni Policor në Deçan ka arrit ta identifikoji vendndodhjen e tij dhe ta arrestoji të dyshuarin”, përfundon njoftimi.
Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore të Pejës në një prononcim për Insajderin ka konfirmuar se i dyshuari është në gjendje kritike.
“Viktima mashkull kosovar ka pësuar lëndime pasi që i njëjti dyshohet se është therë me një mjet të mprehtë-thikë nga i dyshuari kosovar, i cili është larguar nga vendi i ngjarjes në drejtim të panjohur. Viktima pas tretmanit mjekësor në QMF-Deçan, është dërguar për trajtim të mëtutjeshëm mjekësor në QKUK. Lidhur me rastin është informuar e konsultuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke hetuar rastin”, deklaroi Nikçi.
Insajderi nga burime të saja merr vesh se viktima nga therja me thikë është Ylli Musaj, teksa i dyshuari është me mbiemrin Haklaj nga fshati Irzniq i Deçanit.
Policia e Kosovës ka njoftuar për këtë rast në raportin ditor, ku bëri të ditur se viktima pas trajtimit në QMF’në e Deçanit u dërgua për trajtim në QKUK.
Pos tjerash, tha se i dyshuari u largua nga vendngjarja. /Insajderi.org/