Policia e Kosovës i ka identifikuar dhe intervistuar dy të mitur në Prizren, pasi të njëjtit dyshohet se i kanë vjedhur pistoletën gjyshit të tyre dhe kishin postuar fotografi me të, përcjell Gazeta Express.
Të njëjtit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë liruar ndërsa arma me dy copë fishekë dhe leja u është konfiskuar, rasti në procedurë hetimore.
“Prizren / 22.11.2024-14:15. Me 26.11.2024 janë identifikuar dhe intervistuar dy të dyshuarit meshkuj kosovarë ( të mitur) pasi që të njëjtit dyshohet se i kanë vjedhur pistoletën gjyshit të tyre dhe kishin postuar disa foto. Të njëjtit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë liruar ndërsa arma me dy copë fishekë dhe leja u është konfiskuar, rasti në procedurë hetimore”, thuhet në njoftim. /Express/