Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta është paraqitur sot në Prokurorinë e Posaçme.
Nuk dihet ende arsyeja e paraqitjes së Metës në SPAK. Meta iu referua kreut të SPAK, Nuredin Dumani, duke e quajtur “Dumduman”.
“Dumdumani është ai që s’guxon t’i përmendë emrin Edi Ramës, as për çështjen e Sali Berishës…Për çfarë jeni thirrur? Unë po shkoj te Dumdumani, kur të dal do ju tregoj”, tha Meta.
Një ditë më parë u parqit në SPAK edhe bashkëshortja e tij, deputetja Monika Kryemadhi.