Altin Çoku 39 vjeç banues në Kamzë u arrestua nga policia për rastin e vetëvrasjes së Sibela Abedinit, e cila u vetëhodh nga kati i 4 i pallatit pas publikimit në TikTok të një fotoje intime të saj me vetë 39-vjeçarin.
Ai akuzohet për shkaktim të vetëvrasjes, por emisioni Uniko nga Spartak Koka në Klan Plus, ka zbuluar edhe skedën kriminale të Altin Çokut në vitin 2010.
Para më shumë se 15 vitesh, Altin Çoku kishte krijuar një lidhje intime me një vajzë 18-vjeçare, që ishte kushërira e tij e afërt, konkretisht vajza e dajës.
Në vitin 2009, Çoku ishte njohur me një vajzë tjetër me të cilën kishte krijuar lidhje. Pas këtij momenti, kushërira e tij 18-vjeçare i dha fund marrëdhënies me të, por Altin Çoku insistonte që të vazhdonin lidhjen, madje duke e kërcënuar se do t’i bënte keq asaj dhe vëllait të vogël 15-vjeçar, që ishte djali i tij i dajës.