Në prag të samitit të NATO-së, i cili do të mbahet të martën në Uashington, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka shkruar një opinion të gjatë për gazetën e njohur amerikane “The Neë York Times“, ku flet për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë.
Derisa komenton intervenimin humanitar të 25 viteve më parë, Kurti përdor një frazë interesante.
Kryeministri Kurti, i cili njihet si kritik i ashpër i idesë së kombit kosovar, në një rast i referohet vetit si kosovar.
“Ne kishim pak dyshim, duke i marrë parasysh kujtimet e freskëta të gjenocidit në Ruandë e Bosnjë, se gjendja në Kosovë do të ishte përkeqësuar shpejt pa NATO-n. Si kosovar, është e dhimbshme madje edhe të imagjinohet se sa më keq do të mund të bëhej”, ka shkruar Kurti.
Sa ishte në opozitë, kryeministri Kurti shprehej fuqishëm pro bashkimit të Kosovës me Shqipërinë. Në këtë mënyrë, ai refuzonte të gjitha simbolet e Republikës së Kosovës.