Gjatë spektaklit të mbrëmshëm të Big Brother VIP Kosova, ka hyre një nga personazhet më të përfolur të momentit, Atilla Kartesh, ish-burri i këngëtares Drenusha Latifi.
Kartesh ka qenë objekt i akuzave të rënda për dhunë nga ish-bashkëshortja e tij, e cila në atë periudhë ka shpërndarë fotografi tronditëse që dokumentonin dëmet që kishte pësuar.
Drenusha Latifi ka folur hapur për dhunën që ka përjetuar gjatë martesës, duke ndarë publikisht shqetësimet e saj dhe duke u pajisur me një urdhër mbrojtjeje ndaj Atillës, në mënyrë që të sigurojë sigurinë e saj dhe të fëmijëve.
Kjo hyrje e Atillës në Big Brother VIP Kosova ka krijuartension, duke rikthyer në vëmendje akuzat e dhunës dhe pasojat që ka pasur kjo histori për jetën e Drenushës dhe familjes së saj.
“Po te ishte njeri normal, pavarësisht çdo gjëje, këtu s’ish dashur të hyjë. Hiç. A kam qenë unë këtu? Hiç. Nuk e di.”, u shpreh Drenusha pas spektaklit.
Ajo më tutje vazhdon: Le ta marrin vesh kush është. Njeri vetëm pak të ketë grimë kokë, tru, moral edhe dinjitet, nuk e vendos veten poshtë me ardhë këtu, pavarësisht çdo gjëje.
Ndërsa Xuxi i qëndron pranë edhe disa banorë të tjerë bërtasin bravo, në mbështetje të Drenushës.
Teksa Xuxi e pyet se ku i ka lënë fëmijët, Drenusha shprehet e lumtur që janë te nëna e saj.
Drenusha tregon që qe një vit nuk ka pasur aspak kontakte me të edhe pse ai i ka shkruar shumë herë, para se të hyjë ajo në spektakël.
Ajo më tutje shprehet: “Ky ka ardhë vetëm ta rregullojë imazhi që i është dhi**ë jashtë, e të tregohet kinse është djalë i mirë këtu”.
Xuxi tregohet tejet mbështetës duke i thënë: “Kurrë nuk mund të dua atë më shumë se ty, kurrë në jetë, le të jetë e kjartë, por as nuk mundem të jem johuman, t’i them hiqmu”.
Drenusha thotë: “Me atë njeri të bësh muhabet që i ka 184 dosje në Suedi, për krime të ndryshme. Së pari ka qenë i dënuar që e ka rrahur gruan e parë, e ka edhe një djalë me të. I dënuar për vjedhje, i dënuar për armëmbajtje pa leje, i dënuar për dhunë me njerëz të tjerë, gjëja kryesore që e ka rrahur gruan tjetër. E vetëm unë nuk e kam lajmëruar në Suedi, por do ta lajmëroj sa të dal prej këtu, do t’ia hap rastin në Suedi. A këtu ka aktakuza të tjera për dhunë verbale, kërcënime, ofendime”.